Politikat e Privatësisë të Komenteve
Procesimi i të dhënave personale të respondentëve
Hapja e llogarisë dhe përdorimi i Komenteve është falas. Llogaria e një respondenti është personale dhe duhet të përdoret vetëm nga vetë respondenti dhe jo nga dikush tjetër. Një person mund të regjistrohet në platformë vetëm një herë. Ne ruajmë informacionet tuaja për ta bërë komunikimin në Komente më efikas, praktik dhe relevant. Ju mund të përdorni, rishikoni, azhurnoni ose fshini profilin tuaj në çdo kohë duke hyrë në llogarinë tuaj.
Për të hapur një llogari në Komente, respondentëve iu kërkohet të japin adresën e tyre të postës elektronike (e-mail) dhe të vendosin një fjalëkalim për llogarinë e tyre. Respondenti është përgjegjës që fjalëkalimi të jetë i sigurt dhe nuk duhet t’ia tregojë askujt. Platforma e Komenteve nuk merr përgjegjësi për ndonjë përdorim të paautorizuar të llogarisë së respondentëve. Informacionet personale të respondentëve janë të qasshme vetëm nga Komentet.
Përdorimi dhe Përditësimi i të dhënave
Platforma e Komenteve mund të përpunojë të dhënat tuaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë ose për qëllime të tjera të përdorimit, si krijimi i lajmeve, analizave apo materialeve promovuese brenda platformës. Megjithatë, ju gjithmonë keni mundësinë dhe opcionin e ç’regjistrimit për të mos pranuar informacion të tillë.
Është përgjegjësi e respondentëve që të përditësojnë të dhënat e tyre personale. Komentuesit mund t’i përditësojnë të dhënat duke selektuar ikonën “Profili” dhe më pas duke klikuar butonin Edit.
Të drejtat e tuaja si subjekt i të dhënave
Në përputhje me ligjet dhe rregulloret, ju si subjekt i të dhënave keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat tuaja personale, si dhe të kërkoni nga Platforma e Komenteve që t’i plotësojë, korrigjojë ose fshijë ato, të kufizojë përpunimin e të dhënave, të kundërshtojë përpunimin, si dhe të kërkojë transportueshmërinë e të dhënave.
Kjo e drejtë zbatohet në masën që përpunimi nuk rrjedh nga detyrimet e Platformës që i imponohen nga ligjet dhe rregulloret në fuqi dhe që janë në interes të publikut. Një kërkesë për ushtrimin e të drejtave mund të bëhet në formë elektronike duke na shkruar në email: komentet@rrugashendetit.com.
Njoftimi rreth ndryshimeve të Politikës së Privatësisë
Për çdo ndryshim në politikën e privatësisë së Platformës së Komenteve, ne do të postojmë një njoftim në faqen tonë për të informuar respondentët për ndryshimet. Njoftimi do t’i drejtojë respondentët tek politika e privatësisë e përditësuar. Çdo ndryshim hyn në fuqi 30 ditë kalendarike pas publikimit të njoftimit.
Vazhdimi i përdorimit të shërbimeve të Platformës së Komenteve pas hyrjes në fuqi të Politikës së Privatësisë së përditësuar nënkupton se pajtoheni me ndryshimet e aprovuara dhe publikuara. Nëse nuk pajtoheni, Platforma e Komenteve mund të mos jetë në gjendje të ofrojë të gjitha shërbimet për ju dhe në këtë rast ju duhet të bëni deaktivizimin e llogarisë tuaj ose të ndaloni përdorimin e shërbimeve.
Na kontaktoni
Nëse keni pyetje mbi këtë njoftim privatësie, ju lutem kontaktoni me email: komentet@rrugashendetit.com.